“Politika është matematikë. Do të vijë në këtë sallë të votohet, do të duhet vota juaj. Pa votën tuaj, ne nuk mund të ratifikojmë asnjë lloj marrëveshjeje. Ka shumë skuadra të mëdha, në shumë sporte, ku zëvendësuesit kanë bërë historinë”, u shpreh ministri për Diasporën, Pandeli Majko, me një mesazh drejtuar asaj që quhet si “opozita parlamentare”.

Majko ka kërkuar dialog në Parlament dhe jashtë Parlamentit, duke theksuar se pa dialog, kjo punë nuk zgjidhet.

“Mendoj që nuk duhet të vetëpërjashtohen. E vetmja mundësi është që në Komisionin e Reformës Zgjedhore të flasin fort dhe të ulemi të dialogojmë për situatën. Duhet parë në vazhdim, politika nuk mbaron sot dhe nesër”, u shpreh Majko.

Apeli i deputetit të PS vjen në një kohë kur disa nga deputetët e “opozitës së re” kanë kushtëzuar votën e tyre pro reformës zgjedhore me pranimin e listave të hapura për deputet.