Takimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras është lajm i mirë për shkak se vetëm nëpërmjet dialogut mund të zgjidhen problemet dhe çështjet e hapura, tha sot në Manastir ambasadorin Samuel Zhbogar, përcjell Fol.

”Në muajt e fundit, të dy qeveritë – Maqedonia dhe Greqia, vërtetë kanë zhvilluar dialog shumë intensiv me qëllim për të krijuar një atmosferë që do të kontribuojë për të gjetur një zgjidhje dhe duket se takimi i djeshëm mes dy kryeministrave është themeli për një kuptim më të mirë të asaj që do të jetë jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë rajonin dhe për të gjithë Evropën dhe natyrisht për të gjithë ne”, ka theksuar Zhbogar.

I pyetur nëse ai e ndanë optimizmin se problemi do të zgjidhet deri në korrik dhe Maqedonia do të marrë datë për negociata me BE-në, Zhbogar ka thënë se ne duhet të besojmë në optimizmin e kryeministrave dhe qeverive të dy vendeve.

Ai njoftoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensive në relacionin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. /Fol/