Euro-ambasadori Samuel Zhbogar ka filluar punën në Maqedoni si i dërguar i Komisionit Evropian për të zënë frontin e paraardhësit të tij Aivo Orav, i cili misionin e tij e vazhdon në Mal të Zi.
Në profilin zyrtarë në Twitter të Ambasadës së BE-së në Maqedoni është publikuar fotografia ku shihet Zhbogar duke u futur në derën kryesore të kësaj ambasade në Maqedoni.

Zhbogar për 22 vite është provuar në disa nivele të diplomacisë së Slovenisë, ndërsa para ardhjes në Shkup udhëhoqi misionin e BE-së në Prishtinë./GazetaExpress/