Qeveria sot në suaza të seancës së 53-të mori vendim për riemërimin e autostradës “Aleksandar Makedonski dhe të aeroportit “Aleksandar Veliki”.

“Qeveria në seancën e sotme të 53-të mori vendim që autostrada A1 nga vendkalimi kufitar Bogorodicë të riemërohet në “Miqësia”. Gjithashtu ministrat në seancën e sotme qeveritare e pranuan vendimin që aeroporti “Aleksandar Veliki” prej tani ta mbajë emrin aeroporti “Shkupi”, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili mori pjesë në seancë për shkak të prezantimit të Strategjisë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i përshëndeti të dy vendimet.

“Këto dy vendime janë një lajm i mirë. Tregojnë se kjo Qeveri është serioze në marrjen e vendimeve. Por, e tregon dhe vendosmërinë që të gjejë zgjidhje për kontestin me Greqinë”, theksoi ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

Ai sot duke e prezantuar strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, theksoi se Republika e Maqedonisë muajve të fundit shënon progres të dukshëm. Mes tjerash, Zhbogar tha se zgjerimi i BE-së është në interes së Unionit dhe se kjo do të jetë më e fortë nëse është më e madhe. /Fol/