Politikani rus ,njëherit kryetar i Partisë Liberale të Rusisë Vladimir Zhirinovski ka dhënë një deklarim tepër kërrcënues ndaj botës perëndimore vecmas Gjermanisë , bazave të NATO-së në Europë gjatë një interviste televizive në TV Dozhd nga Moska.

Shikuesit   e pyetën atë se çfarë mendonte për sanksionet kundër Rusisë këto ditë të mbështetura nga Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Këto vende janë të vogla .Këto janë vende pa ekonomi reale. Çfarë shteti mundesh të quash veten kur  mund të mbulohet me një gozhdë në hartë?  Mali i Zi është një port dhe një vendbanim turistik asgje tjetër. Shqipëria nuk ka asgjë për të bërë atje rritet vetëm bari . Islanda, ata janë vetëm . Lihtenshtajni? Epo, është një qytet me dy oficerë doganor dhe dy policë! ” u shpreh Zhirinovski i cili kishte një recet për Ukrainën : ” “Të gjitha marrëdhëniet ekonomike duhet të përfundojnë me të. E njëjta gjë duhet bërë edhe me të gjitha vendet që janë bashkuar në rrethin e sanksioneve. Ju duhet të vendosni gjysmën e botës në gjunjë. Ne jemi vendi ushtarak më i fuqishëm. Të gjithë kanë frikë prej nesh ”

Të krijohet Perandoria Ruse

“Ne kemi nevojë për masa të mprehta dhe një aparat të fuqishëm represiv. Duhet të rikrijojmë KGB-në. Rusia duhet të quhet ndryshe: Perandoria Ruse apo diçka e ngjashme. Federata Ruse është poshtëruese. Çfarë lloj federate? Rusia duhet të jetë një shtet unitar me 40 provinca me nga 4 milionë banorë. Ne duhet të njoftojmë se në mes të shekullit 21 do të jemi 200 milionë! ”

Lufta e tretë botërore

Siç mund të pritet, Zhirinovski nuk e ka humbur mundësinë që të flasë për “Luftën e Tretë Botërore”: “Lufta e tretë botërore, natyrisht, do të jetë gjëja e fundit. Ne do të duhet ta ndëshkojmë përsëri Evropën dhe ta hedhim atë në gjunjë. Le t’i kujtojmë se Hitleri dhe Napoleoni kaluan. Ne do të detyrohemi të ngremë flamurin rus mbi Kiev, Varshavë dhe Bruksel, dhe vetë Londra, Berlini  do të dorëzojn flamurin e tyre.  ”

Kur mund të shpërthej Lufta e Tretë Botërore?

“Ata duan që lufta të fillojë vitin e ardhshëm ose 2017 ,por un them se ne do të kryejm sulme parandaluese të ashpra ndaj Perëndimit .  Ne do të zhdukim  të gjitha ushtritë gjermane.Do të djegim të gjitha njësitë ushtarake të NATO-s që janë mobilizuar për momentin afër kufijve me Rusinë. Të gjitha teknikat e tyre ushtarake do të shkatërrohen nga sulme precize.Asgjë nuk do të mbetet.  Ne nuk duam të luftojmë, nuk jemipërgatitur kurrë për këtë, por nëse shohim se ata mobilizuan ushtrinë e tyre , , atëhere  plani Barbarossa-2 tashmë është nënshkruar”

Amerika duhet të bashkohet me Meksikën dhe Kanadanë , të bëhen një vend i ri me monedhë të re

“Ata duhet të bashkohen me Kanadanë dhe Meksikën. Do të jetë një vend i ri me një monedhë të re. Ne do të heqim dorë nga dollari. Ne do të djegim të gjitha dollarët. Të gjithë amerikanët duhet të humbasin atje – nuk do të ketë më kudo tjetër. Anglishtja duhet të ndalohet, të mbetet vetëm rusisht dhe gjermanisht. Pra, të gjithë Europën Perëndimore flasin gjermanisht , ndërsa Europa Lindore të flasë rusisht.

Kudo duhet të jenë kishat ortodokse, përfshirë Konstandinopojën.Aja Sofia  duhet të jetë tempulli ynë kryesor ortodoksë. ku turqitë  të jenë shërbyes tanë ndërsa italianët të na gatuajnë makarona ” – përfundon intervistën politikani kontraverz rus Vladimir Zhirinovski.