Kuvendi zgjedhor i degës së BDI-së në komunën e Sarajit pritet që të zgjedhë me shumicë votash Isni Jakupin për kryetar të saj, mëson Zhurnal.mk

Isni Jakupi pritet të zgjidhet në krye të kësaj dege në kuadër të ndryshimeve dhe emërimeve të reja që po bëhen në zgjedhjet partiake brenda Bashkimit Demokratik për Integrim proces ky që do të rrumbullakësojë të gjithë me kongresin partiak që pritet të mbahet pas zgjedhjeve nëpër nëndegë dhe degë të partisë.

Ndryshe, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) z. Ali Ahmeti sot (e Martë, 16.07.2019) merr pjesë në Kuvendin zgjedhor të Degës së BDI-së në Saraj. Kuvendi mbahet në Restorant “Korabi” në Saraj me fillim në ora 19.00