Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim për ta arrestuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sipas informacioneve nga tereni “Zhurnal” mëson se përveç që po i kontrollon autmjetet që hyjnë e dalin nga garazhet e VMRO DPMNE-së, ata po kërkojnë edhe në disa lokacione tjera në Shkup, në mesin e tyre në lagjen Autokomandë dhe për rreth ambasadës së Hungarisë.

Jozyrtarisht “Zhurnal” mëson se Gruevski veç se më ka mundur të udhëtojë drejt Hungarisë, ku mund do të kërkojë azil politik.

Policia aktualisht po pret që të marrë urdhër për t’u futur në zyrat brenda VMRO DPMNE-së, por ende nuk ka marrë një leje të tillë./Zhurnal/