Ligji për shtetësi i propozuar nga opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndonëse pranë miratimit, akoma nuk ka sinjale se kjo mund të ndodhë së shpejti.

Arsyet mund të kërkohen te amandamentet e partisë “E Majta” e cila bllokon debatin, megjithatë, Zhurnal.mk mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është kundër miratimit, të paktën para zgjedhjeve lokale, nga shkaku se kjo mund të ndikojë dukshëm në rritjen e rejtingut të Zijadin Selës dhe opozitës shqiptare në përgjithësi, për çka përmes partnerit të koalicionit do të bëjë çmos që miratimin e ligjit për shtetësi ta prolongoj deri pas zgjedhjeve lokale.

As kryeministri Zaev nuk jep garanca se miratimi do të ndodhë së shpejti. Në një prononcim të martën ai tha se aktualisht po bëhen përpjekje dhe konsulta për të gjetur zgjidhje përmes “flamurit evropian”.

Nëse ekziston një mundësi e tillë, dhe nëse kjo do të ishte propozim i Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës, ne nuk do ta kundërshtonim sepse e kemi harmonizuar atë së bashku për ta parashtruar si zgjidhje ligjore me flamur evropian. Megjithatë për momentin po bëhen konsulta me shërbimet profesionale. Me legjislacionin e Sekretariatit për Çështje Evropiane duhet parë nëse ka direktiva apo rregullore evropiane të përcaktuara saktësisht”, tha Zaev.