Koalicioni, “Aleanca për Shqiptarët” prezantoi mbrëmë listën e plotë të deputetëve në njësitë zgjedhore 1, 2, 5, dhe 6 si dhe shpalosi platformen e saj! Në këtë ngjarje madhështore, kryetari i LR-PDSH-së z. Ziadin Sela, përpara mijëra të pranishmëve tha: “Në asnjë moment nuk do të tërhiqemi nga shteti binacional. Ose barabartësi e tërësishme ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve ose ne të gjithë shqiptarët, bashkërisht këtu do të ndërtojmë federatë. Ne nuk do të lejojmë që dikush tjetër t’a bëjë zyrtare gjuhën e cila ka zbritur nga Zoti. Gjuhën shqipe do e bëjmë ne, ne që jemi lidhur me Aleancë për Shqiptarët dhe me përgjegjësi të gjeneratave të cilët do të vijnë nesër, prandaj e nisem këtë punë!

Ne do të bëjmë ndarje të buxhetit me prerje lokale, në mënyrë që të gjithë ta shohin veten në tatimet të cilat i paguajnë dhe komunat vet pasaj të rregullojnë mirëqenien e popullit që përfaqëson! 

Ju premtojmë një gjë, ne kemi me qindra e mijëra vëllezër dhe motra të cilët vuajnë në burgje padrejtësisht dhe jo vetëm se do ti nxjerrim prej burgu ato që janë me procese të montuara atje, por të jeni të sigurt se Aleanca për Shqiptarët do ti fus në burg ato që u’a montuan proceset politike shqiptarëve, të gjithë ato udbash dhe inspektor që kanë guxuar shqiptarët ti fusin nëpër burgje do të përballen me drejtësinë ata vetë!

15085745_1243384359033645_7244491910998166443_n

received_911386218996388

15110291_1293604537363438_8075934344305764716_o