Në Haraçinë po zhvillovet një garë politike e jashtzakonshme mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lsdm-së.
Atmosfera duket shumë e ndezur nga fakti se Lsdm dëshiron me çdo kusht të fitoj Haraçinën me një kandidate që ditëve është bërë ,,hit” në rubrikat e humorit në shum portale jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë duke e krahasuar atë me Linda Morinën dhe Ramiz Lladrovcin me gafet e tyre shum pikante.

Por duket se Aleanca në Haraçinë ka një kandidat shumë të përgaditur profesionalisht,i ri dhe me shum ambicje për të sjellë ndryshimin në Haraçinë.
Vizitat e shpeshta të Zeadin Selës në Haraçinë të lënë të kuptosh se Aleanca është e vendosur të drejtoj Haraçinën në katër vitet e ardhshme..
Sipas agjendës së kreut të Aleancës,Ai nesër do takoj Haraçinasit për tju thënë nga afër se Isen Ramadani ka mbështetjen e Aleancës si pjesmarrëse në Qeveri për të ndihmuar në realizimin e premtimeve për Haraçinën..