Kryetari i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela ka reaguar lidhur me lajmin që Komisioni Shtetëror Zgjedhor do ti heq nga lista zgjedhore 172.000 votues që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit.

Ai në profilin e tij në facebook ka thënë se e drejta e votës nuk mund ti merret askujt tjetër përpos liderit të BDI-së Ali Ahmeti, sepse këtë e sqaron nenin 22 i Kushtetutës, ku ceket se e drejta e votës mund ti merret vetëm personave që s’kanë aftësi për të vepruar.

Në reagimin e tij z.Sela shprehet

“Neni 22 i Kushtetutës, sqaron shum mirë se kush ka, e kush nuk ka, të drejtën e votës. E drejta e votës u merret vetëm personave që s’kanë aftësi për të vepruar. E pra miqtë e mi, aftësi për të vepruar s’ka kreu i BDI-së! Atyre u duhet marr e drejta e votës dhe jo mërgatës.

13695841_1046484172073664_657927006_n