Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ka reagur për vendimin e sotshëm për rastin Almiri, shkruan Fol.
Në vijim postimi i plotë:
Fatkeqsisht u dëshmua edhe njëherë se në Maqedoni nuk respektohet jeta, e aq më pak ” jetë për të gjithë”, togfjalësh që aq shum i besuan shqiptarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare te vitit 2016.
Vendimi i sotshëm për rastin e Almirit tregon mosrespekt per jetën e një fëmije. Ai ishte atje në Kumanovë sot është në Parajsë. Ai mund të jetë sot një katëvjeçar në shtêpitë tuaja që flet në nji nga ndonjë gjuhë i pavetëdijshëm për përkatësinë e tij etnike, ai është fëmija që ne si prindër rrisim çdo ditë dhe me heshtjen tonë amnestojmë dhe stimulojmë vrasës të tyre në të ardhmen.
Çështja Almiri asesi nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu. Është çështje e një fëmije dhe e një prindi që jeton në çdo cep nën juridiksionin e Maqedonisë.
Sështë çështje e nje komisioni parlamentar të inicuar nga njerëz “Selfi qesharak e të pështirë” me qëlim devijimin e zgjidhjes së drejtë të të njejtës dhe humbjes nëpër lavirintet e politikës së ndytë që po të të njëjtit soj kanë promovuar tash e gjashtëmbëdhjetë vite tê kaluara.
U tha që avokatët e familjes Aliu paskëshin qen të pakujdesshëm në mbledhjen e fakteve, harrojnë që(bëjnë sikur) vrasja është vepër kundër shtetit dhe njerzimit në pergjithsi dhe jo e avokatëve apo e familjes Aliu.
Kthehuni në shpi sot nqs jeni larg saj. Merrni dhe përqafoni fëmijët tuaj, skuquni përpara tyre nqs ju ka ngel pak ndërgjegje që ju bën njerëz. Pa përjashtim kushdoqofsh, prokuror gjykatës, amvis, punonjës administrate, kryetar partishë, politikanë, femija që ke në krahë është Almiri…
Edhe ju kryeministër(posaçërisht ju) megjithse dyshoj se të ka ngel sadopak ndërgjegje. E din pse? Sepse lodrat e fëmijeve tanë te sjellura ditën e protestës për Almirin para qeverisë zunë vend në koshin e plehrave, çfar paftyrsie?!
Për fund Thomas Jefferson do të thoshte: ” Dridhem (friksohem) për vendin tim kur kujtoj se zoti është i drejtë, sepse drejtësia e tij smund të flej përgjithmon.”/Fol/
#drejtësipërAlmirin