Në finalen e Kupës së Maqedonisë në futsal, ku fitues u shpall ekipi i “Juventus” nga Çairi me rrezultat 4:1 ndaj ekipit kundërshtar “Leov” nga Velesi, njofton tetovajone.

Prezent në Finalen e Kupës së Maqedonisë ishte dhe Lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela.

Kryetari i ASH-së Sela festoi titullin së bashku me lojtarët dhe stafin teknik të ekipit fitues nga Çairi “Juventus”.

Pas mbarimit të ndeshjes, z. Sela i përgëzoi dhe uroi lojtarët për këtë arritje të madhe në këtë disciplinë sporti.

Ndeshja e finales së Kupës u zhvillua në sallën e sportit në Gostivar.