Kryetari i ASH Ziadin Sela i ftuar sonte në emisionin Interaktiv KTV, vlerësoi se BE dhe NATO janë po aq të rëndësishme sa kërkesat shqiptare sic eshte perfshirja shqiptareve ne preambule dhe Gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, sepse BE dhe NATO jane aleanca popujsh dhe gjuhësh.

Ne po bëjmë përpjekje qe të unifikojmë spektrin politik shqiptarë që bashkërisht ti parashtrojmë këto kërkesa dhe ti jetësojmë ato, deklaroi Ziadin Sela në KTV.