Ziadin Sela në Saraj: Dënoni ata që dogjën Lagjen e Trimave në Kumanove, bizneset e shqiptarëve në Gjorgje Petrov, dhe ata që i përgjakën fëmijët tanë nëpër autobusat urban.

Çdo votë që shkon për Bashkimin Demoratik për Integrim është votë e djegur. Sepse 153.000 vota i dogji që i mori në vitin 2014 dhe shqiptarët nuk panë asnjë të drejtë dhe asnjë premtim të realizuar , përkundrazi panë përbuzjen e proceseve të montuara politike. Mos harroni edhe në emër të atyre shqiptarëve që sot me të padrejtë vuajnë burgjeve, në procesin e Montuar të “Monstrës”, dilni votoni kundër BDI duke ua kthyer dinjitetin shpresën dhe fitoren e madhe shqiptarëve. Dilni dhe folni me njerëz dhe thuani mos I harroni ato vllezër dhe motra tona që u tërhoqën zvarrë kur protestuan për të drejtat e shqiptarëve dhe thuani se tani ka ardh koha që me votë ta kthejnë lirinë e tyre dh eta rrënojnë këtë koncept politik që i ka poshtërar.

Dilni folni me shqiptarët dhe thuani: ata që duan të sjellin ndryshime dhe që janë ndryshe janë të Aleanca Për Shqiptarët. Të tjerët janë marrë gjatë kohë me ne, thuani shqiptarëve që ata që u vijnë me para për tju blerë votën mos ua japin votën sepse vetë ata e kanë shitur votën e tyre, platformën dhe dinjitetin e tyre ke ata ku I kanë marë parratë dhe vijnë me para që të na blejne edhe neve që nesëer të na shesin shumë lirë. Thuani shqiptarëve se përspektiva e vetme kombëtare dhe ekonomike është te Aleanca për Shqiptarët.

Thuani Shqiptarëve se ky është momenti ku ne duhet të dënojmë me Votë dhe ti vëndojmë para përgjegjësisë ato që montuan “Lagjën e Trimave” në Kumanovë, ata që dogjën shtëpitë e shqiptarëve në Kumanovë, ato që i nxinë jetën fëmijëve tanë që u mësuan vdejken ende pa ua mësuar së cështë jeta. Më 11 dhjetor është ditë që në nuk duhet ta lishojmë nga dora. Të gjithë të mobilizohemi bashkarisht dhe njëherë e përgjithmonë të sjellim legjitimitetin në duart të sigurta.

Na jepni të drejtën që me votën tuaj ne të formojmë një bllok të fuqishëm politik shqiptar për tu përballur me cfar do blloku maqedonas dhe do ta shihni se ne dime NDRYSHE për tu përballur dhe për ti fituar ato të drejta që 25 vite i kërkojmë e të tjerët e kanë pasur vetëm me fjalë ndërsa ne e mendojm me gjithë mend dhe zotohemi para Jush për këmbënguljen dhe vendoshmërinë tonë