Iu deshën vetëm dy orë liderit të Aleancës për Shqiptarët të arrij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot pas dështimit të komisionit mbrëmë, u thirr seancë parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit i cili është nën akuza dhe duhet të arrestohet për ngjarjet e 27 Prillit.

Ne seancën parlamentare deputetët e parë që kanë marrë pjesë janë Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi, të dytë nga Aleanca për Shqiptarët. Ndërsa shumica e deputetëve mungojnë, përfshirë këtu edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin i cili ende nuk është parë në Kuvend.

Nëse deri në mesnatë nuk do të veprojë Kuvendi, atëherë imuniteti nuk do ti merret Trajko Veljanovskit, i cili mbrëmë u ndihmua nga BDI-ja, ndërsa sot përsëri mund të mbrohet nga e njëjta parti duke mos e bërë kuorumin e nevojshëm për seancë parlamentare.