Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin Rruga Drejt në Alsat M tha se ai është për parimin e urave të komunikimit dhe unifikimit të qëndrimeve të subjekteve politike shqiptare .

Unë tërë kohën kam kërkuar një votë më shumë se subjektet tjera që të marr legjitimitetin që pastaj ti kushtëzojmë partitë maqedonase që ti pranojnë kushtet tona. Por me që populli nuk ma dha mua legjitimitetin por ja dha BDI-së dhe Ali Ahmetit unë duhet t’ja pranoj atë legjitimitet, e njejta vlenë edhe për Lëvizjen Besa dhe Bilall Kasamin që u kam thënë më keni mundur, urdhëro më ftoni se do ju vijë në takim apo të dal tani nga këtu dhe të ju trokas në derë.

Unë jam për parimin e urave të komunikimit dhe të unifikimit të qendrimeve të partive politike shqiptare dhe jo 25 vite përçarje ndërsa miqësi shumë të madhe me subjektet politike maqedonase, tha kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në Rruga Drejt Alsat M./Fol.mk

©fol.mk