Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela,  ishte  i ftuar sonte  në emisionin  Klan debat  në Klan Maqedoni. Ai ndër shumë tema tjera foli edhe për zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen së shpejti.

Në njërën nga pyetjet e gazetarit Sela tha se shqiptarët në këto zgjedhje kanë kujt ti ja japin votën, bile  shtoi se edhe:

“Arben Xhaferi do të ndihej krenar me aktivistët e Aleancës për Shqiptarët të cilët po thonë zëshëm tani, ashtu siç thanë zëshëm në zgjedhjet presidenciale po edhe në ato lokalese votën duhet ti jepet gjakut tuaj, vota  e shqiptarit të shkoi  vetëm tek shqiptari!”/fol.mk