Në debatin televiziv në Klan debat, ku të ftuar ishin kandidatët për kryetar  të Komunës së Zhelinës, Mahir Ziberi nga Aleanca për Shqiptarët, Fatmir Izairi nga BDI,  Blerim Sejdiu nga Besa si dhe Medin Nazifi nga PDSH-ja, ndër të tjera u diskutua edhe për politizimin dhe partizimin e Komunës si dhe shkollave.

Me këtë rast kandidati i ASH-së, Mahir Ziberi tha se përveç renovimit të shkollave assesi të zgjidhet edhe problemi i arsimit, ku më theks të veçantë tha se ashtu se si është partizuar komuna në një shtab partiak, ashtu janë shëndruar edhe shkollat. Çdo herë drejtorët e shkollave  janë zgjedhur me diktat të politikës.

Drejtorët e shkollave duhet të zgjidhen njerëz profesionist.Çdo drejtor që i plotëson kushtet, që është i licencuar për të udhëhequr një institucion arsimor, profesionalisht i përgatitur do të zgjidhet nga Këshilli i shkollës, Këshilli i prindërve, qoftë edhe i një subjekti politik që nuk i takojë unë. Unë do ta marr vesht i fundit se do të zgjidhet ai, tha Mahir Ziberi, KANDIDATI I ASH-së për kryetar të Komunës së Zhelinës. /Fol.mk