Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, z.Mahir Ziberi sonte ka realizuar takim me banorët e fshatit Rogle të komunës së Zhelinës.

Në tubim pjesëmarrëse ishte edhe deputetja e Aleancës për Shqiptarët, znj.Ilire Dauti, kryetarja e Asamblesë së Femrës në Zhelinë . Arife Imeri- Shaini si dhe kryesuesi i listës për Këshillin komunal të kësaj partie në Zhelinë, z. Nderim Tahiri.

Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, z.Mahir Ziberi, në këtë takim ku edhe shpalosi programin e tij, përfshirë planet dhe projektet e tij që janë pjesë e këtij programi me të cilin ai garon si kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës, ndër të tjera foli edhe për problemet dhe hallet e qytetatarëve, jo vetëm të Rogles, po të gjithë komunës që janë të shumta, e ku me theks të veçantë u ndal te plaga më e madhe ajo e migrimit.

” Probleme tona janë të mëdha, nuk janë vetëm infrastrukturore, mungesa e vendeve të punës, por problem tejet shqetësues është problemi i migrimit . Të gjithë e dijmë dhe për ditë e shohim se si rinia jonë shpërngulet, por në fakt ajo nuk shpërngulet por ikën kur nuk ka kushte dhe të ardhme, sepse politika është ajo që duhet të krijojë kushte dhe tu shërbejë njerëvzve e jo njeëzit ti shërbejnë politikës, tha Ziberi/ Fol.mk