Zinepe Iseini, e lindur 1988 nga Gostivari, është një vajzë 29 vjeçare, e vetmuar, e pa punësuar, jeton me ndihmë sociale rreth 1.000 denar dhe ndihmave të bëmirësve, që nuk i mjaftojnë për jetë normale, sepse ajo që nga mosha e saj 16 vjeçare, pra plot 14 vjet, vuan nga sëmundja e veshkëve dhe trajtohet në Spitalin e qytetit të Gostivarit, në repartin e hemodializës.

Ajo, bën dializë 3 herë në javë, nga 4 orë dhe shpëtim i vetëm është dializa, pra gjendja shëndetësore dhe jeta e saj momentalisht varen nga aparati për dializë, dhe ka nevojë për ndihmemë financiare.

Zinepe Iseini vuan edhe për gjërat elementare për jetë normale. Përmes këtij APELI, ajo i drejtohet të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që ta ndihmojnë këtë vajzë me mundësitë që kanë, duke shprehur faleminderimet paraprake.

Të gjithë ata që duan dhe munden të ndihmojnë këtë vajzë atë mund ta bëjnë përmes xhirollogarive bankare të hapura në Bankën ekonomike që do ti shënojmë më poshtë:

Xhiro llogaria për euro: Stopanska Banka AD-Skopje Nr. MK 07200002223083628

Xhirollogaria për denar: Stopanska Banka AD – Skopje Nr. 200002485016317
Zinepe Iseini 070 821 757 Gostivar Forinë