Zjarr ka shpërthyer në stacionin policor të Kumanovës, merr vesh jozyrtarisht Gazeta Lajm. Zjarri nuk ka qenë i madh, por është djegur një pjesë e dokumentacionit të SPB-së në Kumanovë. Lidhur me këtë rast është shkruar në rrjetet sociale edhe nga disa aktivistë partiakë në Kumanovë. Jozyrtarisht thuhet se policia do të japë detaje ditën e nesërme.