Po transmetohet mbrëmjen e sotme nata finale e spektaklit “C’est la vie”, një natë plot emocione për artistët të cilët po konkurrojnë me njëri-tjetrin për t’ja dalë deri në fund që të marrin çmimin e madh.

Por përpos garës së vështirë, një vëmendje të madhe tërheq edhe Marina e cila edhe mbrëmjen e sotme shkëlqen e veshur me një fustan portokalli. Por a e vutë re ndryshimin e saj në pamje?

Në tërë këto netë të “C’est la vie”, Marinën e keni parë shpeshherë me flokët onde të gjata dhe ndonjëherë të kapura, ndërsa sot ajo për herë të parë është shfaqur me flokët e prera dhe të drejta, ndryshe nga çdo herë tjetër.