Situata serioze me zjarret në Maqedoninë e Veriut ka sjellë propozimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë në territor.

Ky propozim ka ardhur nga Grupi i institucioneve për menaxhim me situata të krizës teksa vendimin përfundimtar e merr qeveria.

Ditët e fundit si në gjithë Europën Jugore, edhe në Maqedoninë e Veriut zjarret janë rritur ndjeshëm.

Grupi për vlerësim gjatë pasdites, më 4 gusht 2021 ka mbajtur mbledhje në të cilën, për shkak të rritjes së vëllimi të zjarreve, ka sjellë vendim njëzëri që t’i propozojë Komitetit Udhëheqës (ministri i Punëve të Brendshme, i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Shëndetësisë, i Transportit dhe Lidhjeve dhe udhëheqësve të grupit për vlerësim) t’i propozojnë Qeverisë të sjellë Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të shpërndarjes së tyre në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Komiteti Udhëheqës në seancën që e ka mbajtur para pak çastesh, e ka pranuar propozimin e Grupit të vlerësimet dhe i propozoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të sjellë vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditësh”,- thuhet në propozim