Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në komunat e Makedonski Brodit dhe Çashkës ku tashmë disa ditë ka zjarre aktive, njoftoi zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Gjendja e krixës do të zgjasë 30 ditë.

“Ky vendim është sjell me qëllim që të gjitha institucionet e Maqedonisë në aksion të koordinuar të veprojnë në përballjen me zjarret dhe ne një mënyrë më efikase ti përjigjen kësaj situate, sepse e shohim se në periudhën e ardhshme do të kemi kushte t ëmotit me temperatura më të larta, ndërsa me këtë edhe mundësi për përhapje të flakëve. Kjo është njëra nga masat që do të garantojë siguri për këto rajone dhe përballje të sukseshme me këto zjarre, deri në shuarjen e tërësishme të tyre”, tha Spasovski i cili gjithashtu është edhe drejtues i Komitetit për Menaxhimin me Kriza.