Zjarret e përmasave të mëdha të javës së fundit edhe njëherë sollën në vëmendje kushtet katastrofale në të cilat punojnë zjarrfikësit në vend. Disa prej tyre thonë pas kamerës se ka pasur raste kur në terren u ka munguar ujë për pijë apo edhe ushqim. Në çdo njësi zjarrfikëse territoriale numri i të punësuarve është pothuajse 50% më i vogël se sa parashikohet në ligj, ku thuhet se në komunat me më shumë se 24 mijë banorë, për çdo 1500 banorë duhet të ketë 1 zjarrfikës profesional. Njësitë territorial të zjarrfikësve nuk kanë as shoferë të mjaftueshëm dhe shumë herë duhet vet zjarrfikësit të drejtojnë automjetet.
Kur jemi tek automjetet, numri i vogël i tyre është një problem tjetër me të cilin përballen, madje ato automjete që zjarrfikësit kanë në dispozicion janë 29 apo edhe 38 vjeçare dhe shpeshherë japin defekt edhe gjatë kohës kur ekipet ndodhen në terren. Në përballjen e tyre me flakët, pa uniforma mbrojtëse dhe pa pajisjet e tjera të nevojshme, rreziku që u kanoset është më i madh.

Kur pajisjet mungojnë, apo me pajisje të vjetra, kur automjetet janë të vjetra është e vështirë të punohet, sepse arrihet më me vështirësi tek zjarret. 00:11 dhe çdo ditë mund të gjendemi në rrezik më të madh. Pajisjet e vjetra edhe nuk punojnë ndonjëherë, por gjendemi disi- deklaroi Sasho Nikollovski- Zjarrfikës në Brigadën e Shkupit.

E ndërkohë që zjarrfikësit kryejnë punën e tyre pa pasur kushtet e nevojshme për punë, institucionet ankohen për koordinimin mes tyre, dhe koordinimi i dobët vetëm sa e shton më shumë rrezikun. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, akuzon se shumë kryetarë komunash nuk respektojnë ligjin në rastet kur ka zjarre në territoret e tyre, po shfrytëzojnë afërsitë me ndonjë ministër.

RENDI NË TË SHUMTËN E RASTEVE FATKEQËSISHT NUK RESPEKTOHET, POR MENJËHERË SHKOHET ME ANGAZHIMIN E USHTRISË, POLICISË E KËSHTU ME RADHË, QË NUK ËSHTË EDHE SIÇ E PARASHEH LIGJI. NË DISA RASTE, NJOHJET ME KRYETARIT TË KOMUNËS ME NDONJË MINISTËR ËSHTË MË I FORTË SE ZBATIMI I LIGJEVE-THA AGRON BUXHAKU- QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

Pjesërisht me të pajtohet edhe kryetari i komunës se Velesit, Ace Kocevski, në të cilën gjatë të hënës u dogjën rreth 450 hektarë pyje.

MUND TË PAJTOHEM PJESËRISHT MË ATË KONSTATIM, MEGJITHATË DUHET TË DIHEN SAKTË DISPOZITAT LIGJORE KUR JEPEN VLERËSIME. EDHE UNË NUK JAM I KËNAQUR NGA KOORDINIMI MES INSTITUCIONEVE LOKALE DHE ATYRE NACIONALE- DEKLAROI ACE KOCEVSKI- KRYETARË I KOMUNËS SË VELESIT.

Premtime për vetura dhe pajisje mbrojtëse për zjarrfikësit janë bërë shpesh gjatë viteve të fundit, por pothuajse asgjë nuk është realizuar. Disa nga qytetet janë më specifike pasi që kanë rrugë më të ngushta dhe ju nevojiten vetura më të vogla se ato që posedojnë. Një numër i madh zjarrfikësish hapën procedura gjyqësore kundër shtetit për shkak se për disa vite nuk u ishin paguar kompensimet. Pak dit më parë kryeministri Zoran Zaev tha zgjidhja e këtij problemi është në rrjedhë e sipër.