Ndonëse, gjatë vizitës së kësaj pike kufitare në fillim të qershorit nga Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj u tha se punimet e objektit do të jenë gati në ditën e fundit të gushtit, kjo nuk ndodhi.

AJO ÇFARË MUND TË SHIHNI EDHE JU MBRAPA NESH SE VEÇ OBJEKTI MË PO MERR PAMJEN FINALE DHE PRESIM QË NË FUND TË VERËS EDHE VETURAT E PARA TË KALOJNË NËPËR KËTË PIKE KUFITARE QË SRATEGJIKISHT LIDHË KOSOVËN DHE MAQEDONINË E VERIUT. DO TË PËRAFROHEN NJERËZIT QË BANOJNË NË KËTO DY ZONA POR DO TË RRITET DHE KËMBIMI TREGTAR NDËRMJET DY VENDEVE- KISHTE DEKLARUAR BUJAR OSMANI MË 10.06.2019.

Tani Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane Osmani vonesat i arsyeton me shembjen e gurëve dhe dheut në rrugën prej fshatit Sllupçan të Kumanovës që të shpie drejt zonës malore të Bellanocës. Nuk precizon se kur do të bëhet hapja solemne.

NË BAZË TË KONTRATËS SË PARË ISHTE E PARAPARË QË NË FUND TË GUSHTIT KOMPANIA TË DORËZOJ OBJEKTIN. POR, NDËRKOHË KISHTE SHEMBJE TË KODRËS ATY PËRRETH DHE DUHEJ TË BËHET PËRFORCIMI I KODRËS DHE DHEUT, I CILI U SHEMB. TANI JANË PUNËT PËRFUNDIMTARE, ME INFORMACIONET QË KAM, PO BËHEN LIDHJET E KABLLOVE DHE LIDHJET E RRYMËS ELEKTRIKE NË OBJEKT DHE RRUMBULLAKSIMI I LICENCAVE TË NEVOJSHME- THA BUJAR OSMANI.

Nga Kompania ndërtuese e palës kosovare thanë se disa punime shtesë kanë rritur koston e objektit, por pa e kaluar limitin prej 1,2 milion euro të siguruara nga programi IPA i BE-së. Sipas tyre, tani janë në përmbyllje të punimeve, siç janë lidhja e rrjetit elektrik dhe sistemit të ujësjellësit nga ana e Kosovës dhe vendosja e kabllos optike nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Gur themeli që shënoi fillin e ndërtimit të vendkalimit kufitar Bellanocë-Stançiq ishte vendosur më 11 qershor të vitit të kaluar. Kjo do të jetë një pikë e përbashkët kufitare ndërmjet dy shteteve, e cila përveç udhëtimit të qytetarëve do të ketë pikë doganore për transportimin e mallrave.