Sot në Shkup gjatë “Briefing”-ut me gazetarë. Ziadin Sela pati bashkëbisedim shumë të frytshëm, duke shkëmbyer ide e duke ndarë shqetësimet për situatën aktuale në vend. Shpalosi para tyre qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët për shumë problematika aktuale.

“Në emrin tim personal i falënderoj të gjithë ata që ishin të pranishëm. Zotohemi se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të ndërtojmë një raport të shëndoshë mes Aleancës dhe mediave për të qënë më transparent ndaj qytetarëve, për një të ardhme të përbashkët më të mirë se sot dhe shumë më të mirë se dje. Gjithnjë duke marrë përgjegjësitë dhe obligimet, secili sipas rolit që ka në shoqëri, me të vetmin qëllim që të ndërtojmë një shtet të barabartë dhe një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë” – deklaroi Sela.