Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka dhënë një lajm të mirë për emrin e Maqedonisë. Sipas tij bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë kanë hyrë në një fazë të re ku marrëveshja mes dy vendeve do të bëhet edhe në gjuhën shqipe. Osmani gjithashtu i është përgjigjur edhe skeptikëve  e në veçanti liderit të ASH-së Ziadin Selës që nuk besojnë se do të zgjidhet emri i Maqedonisë

Bisedimet për emrin po hyjnë në një fazë te rë. Për të merakosurit: Marrëveshja eventuale ka për të frymuar edhe shqip!” ka shkruar zv/kryeministri  Osmani duke iu përgjigjur edhe liderit të ASh-së Ziadin Selës.

Nga ana tjetër Kryetari i Aleancës për Shqiptar Ziadin Sela, dje i shprehi shqetësimin ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar, në lidhje me negociatat që po bëhen për emrin, pa opozitën shqiptare, duke kërkuar që edhe partitë opozitare të jenë të kyçura në bisedime. Kryetari i ASH-së tha se është kundër sllavizmit të emrit.

“Ne si Aleancë për Shqiptar, jemi kundër tendencave për sllavizmin të emrit, ashtu siç e kemi thënë që jemi kundër emrit sllavo Maqedoni po të njëjtën formë jemi kundër propozimit që dëgjohet në qarqet diplomatike rreth idesë që të përdorën emra me përcaktim gjeografik të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase të tipit “Gorna Makedonia”, ne kundërshtojmë këtë sepse edhe kjo është për tendencë për sllavizëm dhe përvetësim të emrit”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Ndryshe Osmani është edhe ministri i parë i cili trazoi Ballkanin për përshpejtimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai ditëve të fundit nisi takimet e njëpasnjëshme me krerët më të lart të rajonit që nga Athina, Sofja, Tirana, Beogradi dhe vazhdon me një intensitet të madh edhe në vendet evropiane për të paraqitur Maqedoninë si një shtet i cili duhet të jetë pjesë e NATO-së dhe BE-së.