Takim i zavendës ministres së punëve të jashtme zonjës Arta Toçi me ambasadoren e (posaemruar) të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës  Peru Maria Eugenija Echeveria  Herrera.

Zavendës ministreja për punë të jashtme e Republikës së Maqedonisë zonja Arta Toçi i pranoi kopjet e letrave akreditive të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Peru në Republikën e Maqedonisë me seli në Bukuresht  zonjën Maria Eugenija Echeveria Herrera.

Zavendës  ministreja Arta Toçi  i uroi sukses zonjës Herrera  në kryerjen e këtij funksioni me përgjegjësi të madhe duke shpresuar se edhe më tej do të vazhdojë bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve dhe se ky trend i zhvillimeve edhe më tej do të rritet gjatë mandatit  të saj diplomatik.

Gjatë bisedës theks i posaçëm u vu  në interesin e përbashkët për zhvillimin dhe rritjen e komunikimit dypalësh nëpërmjet këmbimit të vizitave në nivel të lartë si dhe në bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe arsimit.

Në takim gjithashtu u theksua interesimi për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë midis dy vendeve si në planin dypalësh ashtu  edhe në ate shumëpalësh nëpërmjet të dhënies së përkrahjes dypalëshe kandidatëve të dy vendeve si dhe për nevojën e përparimit të nënshkrimit të  marrëveshtjeve në të gjitha fushat ku ka interes të përbashkët.
Shkup, më 11 shtator 2017