Sot në Shkup u mbajtën konsultimet politike midis ministrive të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kazakistanit.

Delegacionet e dy vendeve u udhëhoqën nga zv.ministrja për Punë të Jashtme znj. Arta Toçi dhe zv.ministri z.Roman Vasilenko.

Gjatë konsultimeve u shqyrtuan një numër i konsiderueshëm çështjesh nga fusha e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh. Të dy palët konstatuan se ka qasje pozitive në fushën e bashkëpunimit politik dhe për këtë u theksua nevoja për intensifikim të takimeve dypalëshe dhe këmbimi i vizitave gjatë periudhës që vjen.

Zv.ministrja Arta Toçi dhe zv.ministri Roman Vasilenko nënshkruan protokolin për konsultime të rregullta midis Ministrisë për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Kazakistanit me të cilin protokol rregullohet, nxitet dhe zgjërohet vëllimi i bashkëpunimit dypalësh, këmbimi i informatave si dhe konstatimi i formave dhe fushave të reja të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Gjatë konsultimeve u këmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale në regjion dhe vend si dhe rreth disa çështjeve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Roman Vasilenko u pranua edhe nga Ministri për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov i cili e falenderoi qeverinë e Kazakistanit për vendimin e saj për ndarjen e ndihmës humanitare në vlerë prej 50 mijë euro për viset e vërshuara në vërshimet e vitit të kaluar në regjionin e Shkupit dhe Tetovës.

Dimitrov dhe Vasilenko shprehën gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike për të cilën do të kontribojë aktivizimi i Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomiko-tregëtar në fillim të vitit 2018./fol.mk