Prenotojmë pushimet, marrim avionin dhe mezi presim atë momentin kur fusim në derë kartën elektrike për të parë si do jetë dhoma e hotelit… Pastaj zhytemi në krevat me atë ndjesinë që do ishte mirë sikur të jetoje atje përgjithmonë… Po a jemi të sigurt që gjithçka është kaq e përsosur?!
Në faqen Quora.com, drejtuesit e hoteleve dhe punonjësit e këtij sektori kanë listuar disa sekrete të vogla që ata që menaxhojnë një hotel i mbajnë zakonisht për vete, pa i ndarë kurrë me klientët. Jeni gati për t’i zbuluar?

Stafi i hotelit dëgjon gjithçka
Punonjësit e hoteleve në fakt thonë: “Mund të dëgjojmë fare mirë se kur jeni duke bërë dashuri apo edhe ku ziheni, edhe nëse e ngrini zërin e televizorit deri në fund. I dëgjojmë me të vërtetë të gjitha “.

Stafit as që i inteteresojnë punët e tua
Nëse është e vërtetë që edhe një mizë nuk fluturon pa e ditur ai që punon aty, është po aq e vërettë se punët e klientëve nuk janë fare në qendër të vëmendjes së stafit. Mund të tundin kokën në mënyrë pohuese dhe të bëjnë fytyra të keqardhura ndërsa jeni duke u qarë hallin tek recepsioni, por në fakt as që ju dëgjojnë fare. Që nga moment që ke paguar dhe ke lënë aty kartën e kreditit dhe dukesh se nuk shkakton probleme, atyre as që u interesoni fare.

Batanijet mund të mos pastrohen fare
Kjo është mëse e vërtetë për çdo hotel, as mos e mendoni që ato lahen sa herë ndërrohen vizitorët e dhomave. Menaxherët e hoteleve më ekonomikë i kërkojnë stafit të kontrollojë nëse batanijet dhe mbulesat duken të pastra. Nëse nuk kanë njolla, thjesht shtrohen sërish.

Prekin një sërë sendesh absurde
Drejtuesit e hoteleve shkruajnë: “Na duhet të hedhim shumë dyshekë gjatë vitit, për shkak të shisheve të thyera të verës apo lëngjeve trupore që lënë njolla. Madje një herë një djalë ka vrarë një majmun në shtratin e hotelit”.

Në hotel vdesin dhe njerëz
Shpeshherë ne as që e shpiem nëpër mend që ka njerëz që vdesin në hotele. Një punonjëse thotë që nuk ka punuar kurrë në hotele ku kjo të mos ketë ndodhur asnjëherë.

Objekte të zhdukura që nuk gjenden kurrë
Në çdo dhomë shkruhet që hoteli nuk mban përgjegjësi për objektet e çmuara, për këtë duhet përdorur kasaforta. Ndaj përpara se të largoheni nga hoteli bëni mirë që të mos harroni gjë, bëni gjithmonë dhe një kotroll të fundit. Nëse zbuloni që keni harruar diçka, lajmëroni menjeherë. Në shumicën e rasteve pastrueset nuk i raportojnë kurrë sendet e gjetura.

Mos pini kurrë nga gotat e hotelit
Ja këtu nuk u ka shkuar mendja kurrë. Një punonjës anonym ka shkruar: “Mos bëni provë të pini në gotat e ujit që gjeni në dhomë. Nuk lahen asnjëherë siç duhet”.