Përkundër faktit se kanë rezultat negativ të testit, infeksioni nuk mund të përjashtohet.

Virusit i duhen të paktën pesë ditë që të përhapet në trup në mënyrë që të mund të zbulohet nga një shtupë.

Kështu kanë thënë të mërkurën përfaqësues të BAG, për agjencinë e lajmeve, SDA, raporton Albinfo.ch përcjell Klan Kosova.

Po kështu, detyrimin për mbajtje të karantinës dhjetë ditore nuk mund ta shkurtojnë as ata që kanë një test negativ.

Detyrimi për karantinë dhjetë ditore është në fuqi që nga 6 korriku dhe ai vlen për njerëzit që vijnë nga njëri prej 42 vendeve me rrezik të rritur të infeksionit.

Siç është raportuar tashmë, refuzuesit e karantinës përballen me një gjobë të rëndë:

Kushdo që i shmanget karantinës ose nuk raporton pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditëve nga kthimi i tyre, mund të gjobitet deri në 10 mijë franga që i bie diku 9 mijë e 304 euro.

Kantonet, sipas të dhënave të tyre, kryejnë kontrolle të rastësishme, në parimin e mostrës për të vërtetuar nëse po mbahet karantina.