Është bërë e ditur se në Zvicër numri i rasteve të infektimit me Covid-19 ka shënuar sërish një rritje të madhe. Bëhet fjalë për një shifër që është afër dyfish më e madhe se një muaj më parë, shkruan albinfo.ch.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar se vetëm për dy ditë janë shënuar 521 infeksione të reja me koronavirus.

Më 15 korrik (muajin e kaluar), Zvicra kishte gjithsej 33.150 raste të konfirmuara, ndërkohë me 15 gusht Zvicra numron gjithsej 37,924 raste infektimesh, që i bie afro 5 mijë raste të reja për një muaj (4819), shkruan albinfo.ch.

Gjithsej 4424 personave u është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë. Sot ishin 9 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

1568 persona të infektuar kanë qenë në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve., përcjell albinfo.ch 4,632 persona që ishin në kontakt me të infektuarit kanë qëndruar në karantinë. 16.131 njerëz kanë qenë në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.

Shifrat vijnë nga 25 kantone të Zvicrës dhe nga Lihtenshtajni. /Albinfo.ch