Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor në tremujorin e tretë të vitit 2017 u zvogëlua për 3,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i kilometrave të kaluara është rritur për 1,6 për qind, përcjell Fol.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është zvogëluar për 6,8 për qind, në transportin periferik për 3,5 për qind, ndërsa në atë ndërurban është rritur për 12,6 për qind. Me këtë rast numri i kilometrave të kaluara në transportin urban është rritur për 1,7 për qind, ndërsa në atë periferik u zvogëlua për 7,6 për qind, në atë ndërurban është rritur për 5,2 , ndërsa në transportin ndërkombëtar rritja është 4,6 për qind.

Ndërkaq, lidhur me tremujorin e dytë të vitit 2017, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar u zvogëlua për 19,1 për qind dhe atë në transportin urban u zvogëlua për 15,6 për qind, në atë periferik për 28,7 për qind, në atë ndërurban zvogëlimi është për 4,4 për qind, ndërsa, për transportin ndërkombëtar është rritur për 33,2 për qind. Numri i përgjithshëm i kilometrave të kaluara u zvogëlua për 17,3 për qind, me ç’rast zvogëlimi në transportin urban është për 44,4 për qind, në atë perfiferik për 40, në atë ndërurban për 2,5, ndërsa në transportin ndërkombëtar ka rritje prej 19,8 për qind. /Fol/