Fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror deri në moshën trevjeçare të strehuar në institucionet e mëdha për përkujdesje kanë më pak gjasa të zhvillohen në mënyrë normale edhe fizikisht edhe psiqikisht. Prandaj nuk ka vendim që mund një qeveri ta sjellë që mund të bëjë ndryshim më të madh në jetën e një individi, nga vendimi për atë çka do të ndodhë me këta fëmijë, porositi përfaqësuesi i UNICEF-it Benjamin Perks në takimin e sotëm të punës të grupit interpartiak parlamentar në temë “Familje për çdo fëmijë”, përcjell Fol.

Sipas tij, familja për çdo fëmijë është burim parimor i mësimit para moshës tre vjeçare kur, siç tha, formohen pjesë e madhe e kapaciteteve konigitive, emocionale dhe sociale. Në të njëjtën kohë, shtoi ai, familja për fëmijën është burim i sigurisë, dashurisë, identitetit dhe përkatësisë.

Të gjithë këtë, sipas tij, nuk e marrin fëmijët e strehuar në institucionet e mëdha. Atje ata janë nën stres të madh emocional toksik që e konteston zhvillimin e tyre normal.

Si dalje nga kjo situatë, sipas tij, janë bashkëpunimi me sistemin shëndetësor dhe shërbimet sociale që të pengohet ose të paktën të zvogëlohet heqja dorë e prindërve nga fëmijët e tyre, të zhvillohen forma të tjera alternative të kujdesit siç janë familjet kujdestare ose të afërmit, por edhe të intensifikohet mënyra e përvetësimit. Në Maqedoni, tha, ka 72 fëmijë të cilët presin të përvetësohen, ndërsa 200 prindër të interesuar për të marrë fëmijë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi theksoi se në botë në përgjithësi kanë ndryshuar shumë punë në lidhje me këtë kategori të fëmijëve, janë sjell shumë dokumente ndërkombëtare për mbrojtje, janë përmirësuar zgjidhjet ligjore të cilat kanë të bëjnë me to, por megjithatë, siç tha, ajo që iu mungon fëmijëve në institucione të tilla dhe të ngjashme është ngrohtësia dhe dashuria e familjes.

Ajo që në Maqedoni ka rreth 250 fëmijë të strehuar në institucione, sipas Xhaferit, flet se diku ende ka ngecje në procesin e deinstitucionalizimit dhe se duhet shumë punë dhe angazhim i të gjithë aktorëve duke filluar nga Qeveria, ministritë, Kuvendi, sektori joqeveritar dhe tërë bashkësia.

“Projekti ‘Familje për çdo fëmijë’ është projekt i Qeverisë së RM-së. Kuvendi mund të bëjë mjaftueshëm në drejtim të këtij procesi për të marrë edhe në dinamikë edhe në cilësi. Këtu para së gjithash mendoj në procesin ligjdhënës, por po aq i rëndësishëm është roli mbikëqyrës. Besoj se edhe si shtet edhe si shoqëri dhe para së gjithash si individë të gjithë jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për më të dashurit tanë, më të rinjtë dhe më të pafuqishmit”, tha Xhaferi.

Në temë “Familje për çdo fëmijë” dje në Shkup u mbajt edhe konferencë e organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it. Qeveria u angazhuar deri në vitin 2020 t’i jepet fund kujdesit të fëmijëve deri në moshën tre vjeçare në institucione të mëdha të kujdesit, gjegjësisht ajo të zëvendësohet me kujdes në familje kujdestare dhe të afërmit, gjegjësisht forma të më të afërmve deri te familja biologjike. /Fol/