Trupi i njeriut është krijuar për të lëvizur (çdo ditë duhet të ecim dy orë), prandaj të qëndruarit gjatë ulur dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të shkurtojë edhe jetën.

Me dëshirën për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga disa orë qëndrimi ulur në punë dhe në shtëpi, shumë njerëz praktikojnë ushtrimet dhe kjo është shumë e dëshirueshme dhe e dobishme, por është edhe një mënyrë shumë më e lehtë, me të cilën mund të zvogëloni efektet negative të qëndrimit ulur një kohë të gjatë – thjesht ngrihuni në këmbë.

 

Shkencëtarë nga Kolegji Mbretëror në Londër analizuan 38 strategjitë e projektuara për të minimizuar kohën që e kalojmë ulur dhe arritën në përfundimin se ngritja e rregullt nga karriga është mënyra më e mirë. Kjo është një mënyrë për të reduktuar kohën e kaluar ulur në pamundësi të rritjes së aktivitetit fizik.

Prandaj, çdo moment që është e mundur, në punë apo shtëpi, përdoreni për t’u ngritur edhe për pak sekonda.