Një javë Maqedonia është pa kryeprokuror dhe këtu ka ndikuar Këshilli i prokurorëve i cili nuk ka caktuar zëvendësues të përkohëshëm që do të vazhdonte punët e nisura në këtë institucion.

Deri tani ka pasur tentime për të caktuar ushtruesin e detyrës kryeprokuror por Këshilli i prokurorëve nuk ka gjetur kuorumin e duhur që të sjell vendime në mbledhje.

Të martën (29 gusht) është caktuar seanca e radhës për emërim të ushtrues së detyrës së kryeprokurit.

Edhe pse me 64 vota PëR, Kuvendi i Maqedonisë e shkarkoi ish-kryeprokurorin Marko Zvrlevski, i njejti mbetet i pa zavendësuar.