Turqia ka shkarkuar disa qindra zyrtarë shtetërorë dhe ka shtuar kompetencat e presidentit të këtij vendi Recep Tayyip Erdogan mbi agjencinë e inteligjencës MIT, tregojnë dy dekrete, të cilat sot janë publikuar në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është vendosur në vend pas puçit të dështuar ushtarak të vitit të kaluar.

Ankaraja zyrtare ka shkarkuar ose suspenduar mbi 150.000 zyrtarë gjatë spastrimit të kryer në këtë vend, pas tentimit për grusht-shtet, derisa janë burgosur rreth 50.000 persona, në mesin e të cilëve edhe ushtarë, transmeton KosovaPress.