Zylfi Adili nga UNITETI, në debatin “Pluralizmi dhe kriza politike “, organizuar nga Civil – Qendra për Liri, më 2 shkurt, theksoi se shqiptarët kanë humbur besimin në institucionet dhe në shtetin. Sipas tij, kemi një pushtet, I cili vendos veten mbi Kushtetutën dhe institucionet e vendit.
Në debat morën pjesë 11 udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të partive dhe iniciativave politike që nuk janë pjesë e bisedimeve për tejkalimin e krizës politike, të cilët dy orë diskutuan dhe argumentuan për shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të krizës politike në Maqedoni.