Coca-Cola do të zë vendin kryesor në marketingun e finales së 17 qershorit, dhe tashmë Kupa e Italisë ka shtuar edhe një pjesë të emrit.

Lega Serie A ka njoftuar përmes një komunikate për marrëveshjen e arritur me Coca-Cola, transmeton lajmi.net.

Kupa e Italisë do të vazhdojë me gjysmëfinalet e mbetura, më datat 12 dhe 13.

Finalja e madhe do të luhet më 17 qershor, para se sezoni i Serie A të rifillojë.