Sot kandidati për kryetar të Çairit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, kishte takim me qytetarët e lagjes Serava në Çair, njofton shprehja.

Qytetarët që i dhanë mbështetje kandidatit Faruk Avdiu, janë aktivist të vjetër të degës së PDSH-së. Këtij grupi siç shihet i prinë njëri nga aktivistët më të flaktë të Menduh Thaçit, Gafur Hasani. Gafur Hasani është vëllai i Bushat Hasanit, njeriut më me ndikim në Serovë.

Jo rastësisht, takimi ishte në lokalet e ekipit Juventus Serava, ekipit që merr pjesë në ligën e parë të Futsallit. Ky vendtakim është i njohur si shtabi më  aktiv i PDSH-së, atëherë edhe kur Menduh Thaçi ishte pasiv. Gjurmët e PDSH-së në këtë lokal vërehen që në hyrje, te mbishkrimi “PDSH”.