Një hetim mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare është ngritur ndaj ish kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko kështu ka deklaruar sot nga foltorja e parlamentit deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski, njofton Zhurnal.mk

Miloshoski ka deklaruar se për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare mbi një tender në komunën e Strugës edhe atë në vlerë prej 6 milion euro.

“Me atë që them se Ramiz Merko nga pozita e kryetarit të Komunës e ka keqpërdorur tenderin nga gjashtë milionë euro dhe i ka dëmtuar resurset e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga Struga, nuk do të thotë se unë i kam akuzuar të gjithë shqiptarët. Nevoja e një shqiptari që të bëj marrëveshje të dëmshme me kompaninë “Siti llajf” nuk ju bën dobi qytetarëve”, ka deklaruar kështu akuzoi nga foltorja e parlamentit deputeti Antonio Miloshoski.