Komisionari evropian, Dimitris Avramapolous, edhe zyrtarisht para pak minutash ka propozuar liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se ky propozim vjen pas punës së madhe që kanë bërë autoritetet kosovare në drejtësi dhe çështje tjera, transmeton zeri.info.

“Ne e propozojmë liberalizimin e vizave për Kosovën mirëpo kujtojmë se demarkacioni me Malin e Zi dhe luftimi i Korrupsionit duhet të bëhet para se propozimi të ratifikohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.

hë kemi arsye të ndihemi krenar dhe të gëzuar sepse izolimi ynë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës.

Propozimi vjen pas punës së madhe të autoriteteve të Kosovës në drejtësi dhe cështje të tjera. Ne e dimë sa i rëndësishëm është për qytetarët e Kosovës ky lajm andaj presim që Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës të aprovojnë sa më shpejt këtë propozim. Mirëpo në Evropë do të mund të qarkullohet vetëm me pasaportë biometrik”, ka thënë Avramopolous.