Partia Levica sot ka konfirmuar se janë bashkuar me VMRO-DPMNE-në në Këshillin e Shkupit, ku si parti opozita parlamentare do të ketë shumicë prej 24 këshilltarëve.

Përpos Levicës, e cila ka katër këshilltarë në shumicën e re, përshkaj VMRO-DPMNE-së me 18 këshilltarë, dy i përkasin edhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kështu të gjitha së bashku përbëjnë shumicën prej 24 këshilltarëve.

“Zyrtarisht BDI dhe LSDM e humbën pushtetin lokal në kryeqytet. Opozita parlamentare siguroi shumicë në këshillin e Shkupit”, thuhet në komunikatën e Levicës.//Zhurnal.mk