Tashmë është zyrtarizuar koalicioni lokal mes BDI-së dhe dy partive maqedonase VMRO dhe LSDM në Strugë. Kjo u vërejt në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strugës ku për Kryetar u zgjodh Resul Kaba i BDI-së me votat e këshilltarëve të BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së.

Në krahun tjetër ishin këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, të cilët do të veprojnë të koordinuar si koalicion.

Me këtë po vërtetohet edhe më shumë se Ramiz Merko u zgjodh kryetar komune nga maqedonasit dhe jo shqiptarët, prandaj edhe kulaçin qeverisës do ta ndajë bashkë me partitë maqedonase, ku një pjesë e mirë e posteve lokale që në kohën e Ziadin Selës kanë qënë poste të udhëhequr nga shqiptarët, tash do të udhëhiqen nga maqedonasit.

Mes pozicioneve kryesore që do të udhëhiqet nga maqedonasit është edhe Sekretariati i komunës, që është pozicioni kyç në administratën komunale. /Fol/