Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi vendimin se ka kushte për të shkuar në zgjedhje më 5 qershor. Ky vendim u miratua me 6 vota pro, ndërsa seanca paraprakisht u braktis nga kryetari Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarët e LSDM-së, Violeeta Duma dhe Igor Milev.

Çiçakovski gjatë debatit ka theksuar se tani për tani nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer për shkak të vështirësive për pastrimin e plotë të listës zgjedhore. Por shumica e anëtarëve të KSHZ vlerësuan se ka kushte që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor.

Vendimi i KSHZ vjen pasi që kryeparlamentari Trajko Veljanovski në bazë të Kushtetutës shpalli sot vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.