Ish-ndihmës ministri i brendshëm Gjoko Popovski i cili e bleu “Mercedes-in”, është shkarkuar nga Ministria e Brendshme, raporton 24Vesti, përcjell Fol.
Sipas burimeve të policisë, Popovski mori shkarkimin për shkak të procedurës disiplinore, gjegjësisht për shkak të abuzimeve të shumta të pozitës së tij zyrtare viteve të fundit.
”Pas dorëzimit të propozimit për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të Gj.P. kryhet procedurë disiplinore në të cilën është vërtetuar se ka kryer shkelje të rendit të punës dhe disiplinës, në mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me nenin 208, paragrafi 1, pika 10 dhe 11 nga Marrëveshja kolektive e MPB-së, gjegjësisht nuk i ka kryer ose jo në kohë i ka kryer detyrat dhe ka vepruar në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret”, thonë nga Ministria e Brendshme. /Fol/