Gjatë ditës së sotme janë publikuar disa kandidatë për kryetarë komunash nga radhët e LSDM-së. Aleksandar Naumovski do të jetë kandidat për kryetar në Komunën e Gjorçe Petrovit. Ai për Fokus vërtetoi kandidaturën e tij dhe paralajmëroi fitore prej në rethin e parë.

Mbrëmë zyrtare u bë edhe kandidatura e Filip Temellkovskit për kandidat në Komunën e Kisella Vodës.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme njoftoi se në Komunën e Haraçinës do të garojnë me kandidate shqiptare, edhe atë Melekie Halimi.

Kurse deputeti Bllagoj Boçvarski vetë njoftoi për kandidaturën e tij nëpërmjet Facebook-ut.

“Qëllimi im është t’i bashkojë të gjithë qytetarët, pa dallime partiake dhe etnike, të majtë, të djathtë, të qendrës, maqedonas, turq, rom dhe vlleh, krishterë dhe muslimanë”, ka shkruar Boçvarski.