Kryeministri i Somalisë, Hasan Ali Kair, ka deklaruar të shtunën se në 48 orët e fundit 110 persona kanë vdekur nga uria në rajonin Bej në jugperëndim të vendit.

Në rajonet tjera janë të rrezikuar miliona njerëz për shkak të thatësirës.

Këto janë rastet e para të vdekjes të shkaktuara nga thatësia, të cilat janë bërë të ditur nga qeveria e Somalisë, që nga e marta kur është shpallur katastrofa nacionale.